Shërbimet e DVP Shkodër dhe të Komisariateve në varësi të saj, në zbatim të detyrave dhe planit operacional për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të narkotikëve, kanë intensifikuar kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.
Në kontroll janë angazhuar 100 punonjës policie të cilët kanë përdorur 6 dronë të Policisë, për kontrollin e zonave malore.
Në kuadër të kësaj faze, u asgjësuan në total 3491 bimë narkotike cannabis sativa, prej të cilëve: 304 bimë në Pult dhe Theth, Shkodër; 1021 bimë në fshatin Rrapsh, Malësi e Madhe; 2166 bimë në fshatrat Shllak dhe Temal, Vau i Dejës.
Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.