Shkruan në faqen zyrtare në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër: Kënaqësi të mirëprisja në një takim kortezie ambasadorin Bruce Berton, Kryetar i Prezencës së OSBE në Tiranë.
Bashkëpunimi mes dy institucioneve dhe veçanërisht mbështetja e OSBE-së ndaj bashkisë për mirëfunksionimin e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike ishin në fokus të bisedës që zhvilluam, gjatë së cilës e falënderova për gatishmërinë dhe përkushtimin në punën e tyre në ndihmë të forcimit të demokracisë.