Një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Balldre të Lezhës. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se dyshohet se është vrarë Nikolin (Marku) Lekstakaj, rreth 42 vjeç, djali i Gjergj Lekstakajt.
Viktima ka mbetur i shtrirë për tokë pajetë në dyert e një marketi në fshatin Balldren që është në aksin Lezhë-Shkodër.
Ende nuk dihen rrethanat. Ndërkohë, policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.