Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje pesë persona, në lidhje me vrasjen e Nikolin Lekstakaj në Lezhë.
Mësohet se policia prej orëve të pasdites së djeshme ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për krimit që tronditi Lezhën dhe që dyshohet se ka si motiv hakmarrjen.
Ndërkohë janë zhvilluar kontrolle të shumta në ambiente të ndryshme dhe në pronësi të fisit Nikulaj, për të kërkuar makinën e përdorur nga autorët, që dyshohet se ishin dy.
42-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash sapo doli nga një market në Balldren dhe mbeti i vdekur në vend.
Vrasja e ndodhur 3 muaj më pas dhe në të njëjtën datë me atë të ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj, dyshohet se është në vazhdimësi të hakmarrjes mes dy fiseve të njohura në Lezhë.