Ka nisur sot aksioni për pastrimin nga inertet dhe mbetjet e tjera të hapësirave në afërsi të pedonales në plazhin e Velipojës si dhe heqja e tabelave dhe reklamave të instaluara përgjatë pedonales.
Nga punonjësit dhe mjetet e shërbimeve publike të Bashkisë gjatë paradites së kësaj të shtune, janë hequr disa ton inerte të lëna nga subjektet që veprojnë në këtë plazh, si dhe disa tabela reklamash, ndërkohë që aksioni do të vijojë në të gjithë hapësirën e plazhit.
Për mospërsëritjen e këtij fenomeni, Bashkia paralajmëron subjektet se do të monitorohen dhe në rastet e konstatimit të shkeljeve të tilla do të merren masa ndëshkuese.