Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare në mesin e javës së ardhshme. Sipas burimeve, bëhet me dije se mbledhja pritet të zhvillohet pasditen e së mërkurës më datë 26 korrik.
Mësohet se gjatë mbledhjes pritet të zhvillohet analiza e zgjedhjeve të 14 majit, si dhe analiza për punën e çdo ministrie dhe të strukturave të partisë.
Gjithashtu bëhet me dije se në këtë mbledhje, kryeministri Edi Rama, që është edhe kryetar i PS-së, do të ketë edhe fjalimin më të gjatë.
Mbetet për tu parë nëse në mbledhjen e Asamblesë socialiste do të ketë vendimmarrje për sa i takon ndryshimeve në kabinetin qeveritar.