Velipoja tashmë është epiqendër e sezonit veror turistik. Janë me mijëra pushuesit që kanë zgjedhur këtë bregdet jo vetëm për të përballuar temperaturat shumë të larta të këtyre ditëve.
Velipoja ofron cilësinë më të lartë të ujit por edhe rënën kurative, të cilat grishin shumë pushues ta zgjedhin. Nga ana tjetër, duket se sivjet kushtet janë më të mira se vitet e tjera, kjo sipas vetë pushuesve.
Kryebashkiaku Benet Beci ka publikuar në Facebook një mini reportazh nga Velipoja, ku flasin vetë pushuesit. “Velipoja në sytë e qytetarëve dhe disa mesazhe ndërgjegjësimi për secilin prej nesh.”, shkruan Beci në publikimin e tij, të cilin mund ta ndiqni më poshtë.