Një aksident tragjik dje në mbrëmje ndërpreu në mes jetën e njërit prej operatorëve më të talentuar dhe kurajozë të emisionit “Stop”.
Gert Hoxha u nda nga të dashurit e zemrës, miqtë, të afwrmit e bashkëpunëtorët, të cilëve u mësoi si të jetonin e ta dashuronin cdo ditë.
Jetoi me shpejtësi e po me aq shpejtësi nxitoi të prekë Parajsën. Gerti punoi prej më shumë se 20 vjetësh në media dhe në formatet investigative në Top channel, Agon channel e së fundi në Tv Klan.
Mjeshtër i kameras, i këmbënguljes e pasionit në cdo gjë që bënte, Gerti do të mbetet në zemrën e atyre, që e deshën dhe memorien e atyre, që e njohën.
Stafi i emisionit “Stop” i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të Gertit dhe i gjendet pranë në këtë humbje të pazëvendësueshme! Gert! Shijo parajsën sic thithe cdo grimcë të jetës!