Kryeministri dhe kreu i PS, Edi Rama ka shkarkuar të gjithë sekretariatin e Partisë Socialiste. Burime nga Asambleja e PS bëjnë të ditur se struktura drejtuese e PS do të plotësohet në shtator.
Vetëm Damian Gjikuni është zëvendësuar dhe postin e tij si sekretar i përgjithshëm e ka marrë Blendi Klosi.
Sekretarët e shkarkuar:
1-Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi
2-Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji
3-Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj
4-Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti
5-Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj
6-Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj
7-Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko
8-Sekretari për Migracionin, Laert Duraj
Po ashtu, sot në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste u mor edhe vendimi për të emëruar Bledi Çuçin si kryetar të Grupit Parlamentar të PS.