Pritja e fansave të shumtë ka marrë fund. Luiz Ejlli ka publikuar këngën e tretë radhazi nga BBVip deri më sot. Siç ishte paralajmëruar, sërish është një këngë dedikuar Kiarës së tij.
Kënga titullohet “Dedikim” dhe në klip, në pjesën e fundit është e pranishme edhe vetë Kiara. Personazhe kryesore janë një grup fëmijësh, teksa inskenohet njohja e Luizit me Kierën që në moshë fëminore.
Muzika dhe teksti i këngës janë nga Petro Xhori, arranxhimi dhe mix/master nga Xhumill, në kitarë luan Arjan Gjici, klipi nga SynopsisAds, aktorë janë Sefedin Shabani, Santin Deli, Alis Asllanaj teksa regjisor Xhulian Shabani.