Në zbatim të nenit 26 të Ligjit nr.152 datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar; të Kreut III, të Vendimit Nr. 242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar;
Bashkia Shkodër, në përfundim të verifikimit paraprak, për përmbushjen e kushteve dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim për ngritje në detyrë në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për pozicionin :
– Drejtor, Drejtoria e Kulturës, Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Kategoria e pagës II-b
Kandidatë të kualifikuar janë :
1. Amila Gjyrezi
2. Brunilda Lleshi
A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 01.08.2023, ora 12:00 në ambientet e Bashkisë Shkodër
B. Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 01.08.2023, ora 14:00 në ambientet e Bashkisë Shkodër
Pozicioni “Drejtor, Drejtoria e Kulturës, Arsimit, Rinisë dhe Sportit”, në Bashkinë Shkodër është vakant pasi drejtorja Terezina Hila është larguar ppasi mbushi moshën e pensionit.