Shkruan në Facebook Pjetër Logoreci: Sot ishte nji ditë e veçantë, për mue, por edhe për komunitetin shkodran.
Inisiativës tonë, për t’ndërtue vorrin e gjeniut Kol Idromeno, ju bashkue edhe qytetari i parë i Shkodres z. Benet Beci, i cili u shpreh i gatshem për t’dhanë kontributin e tij, (s’pari) si shkodranë i mirë e mandej edhe si Kryetar Bashkije i përkushtuem për t’mirën e Shkodres e t’elementeve t’saj tradicjonal e kulturor.
I dashtun Benet, faleminders për mikpritjen dhe për gadishmërinë tande me ndihmue n’projektin tonë.