Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci: Aksioni i pastrimit nga shërbimet publike të Bashkisë ka vijiuar në lagjen nr. 1 të qytetit.
Është ndërhyrë në tri zona të kësaj lagjeje: në rrugët “Hasan Podgorica” dhe “Ibrahim Rugova” si dhe në afërsi të sheshit “Ndocej”. Nga këto pika të ndotura janë hequr rreth 20 ton mbetje inerte dhe mbetje të oborreve të hedhura pa kriter dhe jo në pikat e caktuara nga Bashkia.
Kjo nuk është një betejë e lehtë, por ne po përpiqemi çdo ditë e do të vijojmë edhe më fort, edhe me masat ndëshkuese që përcakton ligji. Na duhet ndihma juaj, jo vetëm në respektimin e rregullave, por edhe në denoncimin e çdo shkeljeje, individi, biznesi a institucioni që cënon mjediset e përbashkëta dhe pastërtinë e tyre.