Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër: Policia Bashkiake në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, po liron hapësirat publike të zëna nga automjetet e braktisura, brenda territorit të Bashkisë.
Vetëm në qytetin e Shkodrës janë konstatuar mbi 40 mjete të braktisura që zënë hapësirat publike prej kohësh. Disa ditë më parë është vendosur në mjetet e braktisura dhe pa targa njoftimi paralajmërues i Bashkisë për heqjen e tyre vullnetarisht, ndërsa për mjetet me targa janë njoftuar pronarët apo institucionet përkatëse.
Aksioni për heqjen e mjeteve të braktisura ka nisur në lagjen nr. 1, për të vijuar në të gjithë qytetin deri në lirimin e të gjitha hapësirave publike.