Arben Ceni nuk do të jetë më administratori i Njësisë Administrative Ana e Malit në Bashkinë e Shkodrës. Bëhet e ditur se urdhri për lirimin nga detyra i ka shkuar ditën e premte por është bërë publik vetëm sot, shkruan ShkodraWeb.
Sipas shkresës zyrtare me firmën e kryebashkiakut Benet Beci, largimi nga detyra bëhet në kuadër të rsitrukturimit të administratës bashkiake. Ndërkohë, brenda 5 ditëve, Ceni duhet të bëjë dorëzimet.
Arben Ceni ishte administrator i Anës së Malit gjatë mandatit të kryebashkiakes Voltana Ademi dhe vitit në drejtimin e Bashkisë Shkodër të kryetarit Bardh Spahia. Më herët, Ceni ka qenë edhe kryetar i Komunës së Anës së Malit, përcjell ShkodraWeb.
Ndërkohë, nuk bëhet e ditur se kush do ta zëvendësojë Arben Cenin në detyrën e administratorit të Njësisë Administrative Ana e Malit.