Publicisti dhe hulumtuesi i historisë Ndue Bacaj, është vlerësuar me titullin e lartë “Qytetar Nderi”, akorduar nga Këshilli Bashkiak i Malësisë së madhe. Ceremonia e rastit është zhvilluar në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak.
Kryetari i bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj i ka dorëzuar sot titullin “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe, historianit dhe publicistit të njohur z.Ndue Bacaj me motivacionin:
“Për punën dhe përkushtimin e tij si një qytetar bashkëkohor e me ndjenja të mëdha atdhedashurie, botues i disa veprave me karakter historik, etno-kulturor dhe publicistik, duke lartësuar kurdoherë trevën tonë Malësi e Madhe e më gjërë”.
Ky titull vjen për Ndue Bacaj në kapërcyell të 70 viteve të jetës dhe pasi ka botuar 7 libra dhe pasi ka kontribuar si autor në rreth 19 dokumentarë televizivë.