Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër: Po punohet për unifikimin e korsive të biçikletave me të gjitha elementet sinjalizuese të tyre, në dy nga rrugët e qytetit.
Korsia përgjatë bulevardit “Zogu i Parë”, që vjen nga drejtimi Xhabije-Parrucë, do të zgjatet deri në sheshin e Parrucës, duke u lidhur me korsinë tjetër në rrugën “Daut Boriçi” (Ura Dervishbeg) drejt sheshit “Perash”.
Për realizimin e punimeve kërkohet edhe bashkëpunimi i qytetarëve me zhvendosjen e automjeteve dhe mosparkimin e tyre në zonën ku po punohet. Faleminderit!