Pas përfundimit të fjalës së Sali Berishës, mbledhja e Këshillit Kombëtar ka vazhduar me dyer të mbyllura, ku ish-kryeministri ka dhënë disa porosi. Bëhet e ditur se Berisha është shprehur i vendosur për mosbashkëpunim me Bashën, ndërsa ka bërë thirrje për protesta.
“Nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me grupin e Lulzim Bashës. Duhet të bëjmë gjithçka për tu ngritur në protesta”, ka thënë Berisha.
Më tej ai është shprehur se “ka diskutime për të ndryshuar emrin e partisë, por nëse PD ndryshon emrin heq dore nga identiteti i partisë”.
“Duhet te bëjmë gjithçka për tu ngritur në protesta. Zgjedhje me Ramen nuk ka. Ka diskutime për të ndryshuar emrin e Partisë. Nëse PD do ndryshojë emrin do të thotë se heq dorë nga identiteti. Ne nuk duhet të ndryshojmë emrin si një diktim që vjen nga kundërshtari. Nëse kjo ndodh, shanset janë të përgjysmohemi. Duhet të shohim mundësinë e koalicioneve. Ne 70 % të rasteve PD ashtu ka hyrë në zgjedhje”, mësohet se ka thënë Berisha në mbledhjen me dyer të mbyllura.