Kete radhe nuk behet fjale per iranianet. Dy dite me pare redaksive te disa mediave, Drejtorise se Pergjithshme te Policise, Sherbimit Sekret etj u ka shkuar nje e mail qe thoshte se disa zyrtare te policise kane nderhyre ne sistemin TIMS. Ne e mail zyrtaret identifikohen me emra.
Informacioni sqaronte saktesisht vjedhjen e te gjitha te dhenave nga sistemi TIMS diten per diell dhe neper kembet e policeve.
Menjehere pas dergimit te e mail-it, besohet se nje personazh i hierarkise me te larte te shtetit ka ndermjetesuar me mediat, sipas listes ne email, duke i bindur drejtuesit te mos publikojne asgje.
Sigurisht justifikimi qe pronaret apo dejtuesit e mediave kane degjuar do jete formuluar ne formen: lajmi nuk eshte i vertete, ata qe e kane bere e mail-in mund te kene konflikte me personat qe permendin si autore etj.
Deri ketu gjithcka duket bindese.
Policia jone eshte shnderruar ne nje fole banditesh qe sigurisht nuk e kane per gje te hane edhe njeri- tjetrin. Dosja e fundit e pergjimeve, qe perfshin drejtues te larte te policise, verteton jo vetem shkallen e implikimit por edhe thellesine mendore kriminale te tyre.
Por fillimi i hetimit per nderhyrjen dhe vjedhjen e te dhenave ne sistemin TIMS si dhe per identifikimin e autoreve dhe qellimit te tyre ndryshon gjithe lojen. Ben gjithcka te vertete.
Nuk eshte aspak çudi qe vjedhja e te dhenave te jete bere me qellim kriminal. Dhe nuk eshte aspak cudi qe gjithcka ka ndodhur te rrefeje te verteten e emerimit te T. Balles ne postin e Ministrit te Brendshem.
Personalisht besoj se ky njeri u vendos ne kete post me qellimin qe te mbylle sa me shume vrima ne varken e bere shosh te Rilindjes. Se pari te bllokoje gjithe suportin qe policia deri tani i ka dhene SPAK. /Nga Ferdinand DERVISHI, gazetar, publikuar në Facebook/