Në takimin e përfunduar pak çaste më parë në “Selman Stërmasi” mes Tiranës dhe Bylisit një incident ka ndodhur jashtë stadiumit. Dy tifozë të ekipit të Tiranës janë arrestuar nga policia menjëherë sapo kanë dalë nga impianti.
Nuk dihet arsye e këtij incidenti, por dyshohet se kanë shkaktuar incident në shkallët e stadiumit. 2 tifozët janë shtrirë në tokë nga policia ndërsa më pas janë shoqëruar drejt rajonit.