Shkruhet në faqen zyrtare në Facebook të Bashkisë Shkodër: Një jetë e shpëtuar në plazhin e Velipojës. Falënderim e mirënjohje për stafin e qendrës shëndetësore verore në Velipojë, për ndërhyrjen në kohë dhe me efikasitet.
Shkruan në Facebook Ogerta Manastirliu, ministre e Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: Velipojë – Shpëtohet i riu 17-vjeçar falë asistencës mjekësore të super ekipit të qendrës shëndetësore verore të Velipojës, ku ofrohet shërbim mjekësor 24/7 për banorët dhe pushuesit.