Ndërsa është në krye të bashkisë Shkodër nga 19 qershori, duket se ka nisur “dualiteti” mes kryebashkiakëve Benet Beci dhe Pjerin Ndreu i Lezhës. Sigurisht, është një komukim dashamirës në rrjetet sociale, me reagimin e Becit pas një publikimi në Facebook të kryeministrit Rama.
“Me kryebashkiakun që vit pas viti po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël të Shqipërisë, duke diskutuar për sfidën e transformimit të Ranës së Hedhun në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje.
(Pjerini e ka fiksim të vjetër të sfidojë Jonin me një zhvillim fantastik në Adriatik. Nëse bashkohet me Benetin ka shumë gjasë t’ia dalin, por halli është se ky do që të sfidojë edhe Shkodrën).”, shkruan kryeministri Rama
Nuk ka vonuar edhe reagimi i kryebashkiakut të Shkodrës, i cili përmes një publikimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, e ka treguar qartë synimin e tij tashmë të njohur, përmes rreshtave: