Më duhej të bëja shumë punë njëherësh, të rregulloja shtëpinë që kisha marrë me qira, dhe njëkosisht të mblidhja të gjithë sendet e rrobat në dhomen time që nuk ishte më e madhe se tre me tre.
Ishim familje e re, po shkonim në një apartament me qira me pak hapsirë më të madhe. I njihja pak a shumë të gjithë banorët, sidomos njerin më mirë. Në fakt jo se kisha ndonjë relate të madhe me te, por njihja veprat e tija, ia kisha lexuar po thuajse të gjithë romanet.
Atë ditë ishte pak ftohtë, ishim duke ngjitur rrobat lart në pallat, shkallat ishin në errësirë. Sa filloj të ngjitem, ndizet një çakmak.
“Ku shkoni ju kështu?” – thirri një burrë ulur në cepin e shkallave, flokë thinjur, me triko të trashë leshi, dhe një palë tuta sportive gjunjë dala, në dorë mbate cigaren e ndezur.
Ia njoha zërin. Ishte ai! Qesha pak nën buzë, dhe iu afrova, fare lehtë e përshëndes.
“Mirëmbrëma Profesor!”
“A, ti qenke, e çfarë më duhesh ti, ta dish, po ta them që sonte, ty nuk të njoh fare. Si e kanë emrin vajzat tuaja ?
Përsëri qesha lehtë , i përgjigjem: “Jona dhe Edit”
“O sa bukur ! Unë nuk do ti thërras kurrë kështu, unë… – thithi me etje cigaren – të madhen do ta quaj… Kaproll, ndërsa të dyten Bufi. Natën e mirë!”
“Natën Profe!” – i përgjigjem. E shoh se ulet ashtu galuc në vendin e tij, me çakmakun e ndezur deri sa i digjej dora.
Më pas erdhën vajzat, po bëja të disatën rrugë, kur dalloj përsëri çakmakun e ndezur. Ishte mes vajzave të mia. Ato ishin të ulura në preherin e tij….! /Publikuar në Facebook nga Astrit FANI/