Një fëmijë 6 vjeç është mbytur në një rezervuar në Fushë Arrëz. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure (9 gusht) në fshatin Iballë.
News24 raporton se vogëlushi dyshohet se është mbytur aksidentalisht pasi ka rrëshqitur dhe më pas ka rënë në rezervuar.
Po ashtu mësohet se fëmija ishte së bashku me prindërit duke mbledhur manaferra.
Ndërkohë ambulanca dhe policia shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave si është mbytur 10-vjeçari.
Fushë Arrëz/Informacion paraprak
Rreth orës 21:25, në sallën operative të stacionit të Policisë Fushë Arrëz, ka mbërritur një telefonatë se një i mitur i moshës 6 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur në rezervuarin e Iballës, Fushë Arrëz.
I mituri është nxjerrë nga uji nga familjarët dhe i është dhënë ndihma e parë, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.