Gazetari i mirënjohur Defrim Methasani, është ndër personat që ka kontribuar më shumë kur shqiptarët kanë qenë në vështirësi, sidomos me shendetin. Janë me dhjetra personat, të cilët janë ndihmuar direkt ose indirekt nga Defrimi, i cili në komunitetin e gazetarëve dhe jo vetëm, njihet si një njeri me zemër të madhe.
Vajza e tij Luna, këto kohë po përballet me probleme shendetësore. Është Suela Konjari, aktore dhe mike e familjes Methasani, e cila përmes një publikimi në Facebook kërkon ndërhyrjen e shtetit dhe ministres së Shendetësisë Manastirliu.
“Miq të dashur, kjo është Luna, e bukura plot mirësi, vajza e mikut tim të mirit Defrim Methasani, që po përballet me një sfidë në jetë! Luna zemër, ti ke emrin e Henës që unë personalisht e dua, i besoj e flas me të!
Nga kjo Natë unë do ti LUTEM Hënës për shëndetin tënd! Forca Luna! Shpresoj që të vihet në lëvizje znj Ministre e Shendetësisë për Lunën, bijën e një prej gazetarëve model!
NDIHMËN e Shtetit e meriton Luna e Defrimi! Lëviz zonja Manastirliu, sot ka nevojë Defrimi! Miq të bëhemi bashkë për Lunën!”, shkruan Konjari.
Në këtë moment të vështirë, sfidë në jetën e Lunës por edhe familjes Methasani, duhet të tregojmë solidaritet të gjithë. Sa pari shteti dhe strukturat e tij, më pas të gjithë, miq, të njohur por edhe të panjohur të Defrimit dhe familjes së tij.