Tek lexoj komente “shokësh dhe miqsh” që më “turren” mbi përse-në e statuseve të mia që godasin korrupsionin e së djathtës, ndërkohë që e majta pushtetmbajtëse “nxin”, ndjej detyrimin tu shpjegoj “dhimbjen” time…
Po, skandalet e korrupsionit megjithëse të shpërndara në mënyrë kapilare tek e majta, jehojnë më shumë kur ndodhin tek e djathta, pavarësisht se rastet janë më sporadike tek kjo e fundit…
Ndoshta ky mund të duket standard i dyfishtë por në logjikën time e ka shpjegimin në dy fakte të thjeshta:
1. E majta është shpalosur haptazi në mbrojtje të interesave korruptive oligarkike.
2. E djathta në dukje shpalos dhe kërkon, barazi, drejtësi dhe parime.
Pra, në sytë e publikut të gjerë të parët janë më imun ndaj akuzave të inkoherencës dhe hipokrizisë.
Frika dhe mospajtimi ndaj situatës që dukshëm vrullon në statuset e mia ka të bëjë me bindjen, tashmë jo të pabazë se prej dekadash ekziston një kupolë bipartizane e pangjyrë, e pa ideologji, e pa bosht dhe gjithmonë e gatshme për të ndarë nën terrnajën e korrupsionit tendera dhe pasuri publike. Këtë bindje ma forcojnë dhe më tej dënimet qesharake që të korruptuarit e faktuar për vjedhje të parasë publike marrin, dhe për të cilën “palët” heshtin…
Politikanë të kollarisur që i bindeshin të përunjur kriminalitetit të organizuar dhe oligarkisë vetëpastrohen me dënime qesharake 2-3 vjecare aq sa denohet dhe nje mjeran që vjedh dy krahë sanë.
Kthehem te thelbi për ta mbyllur:
Në këtë pasqyrë të zezë të realitetit shqiptar me shume me dhemb “e imja” AJO që për vite e zgjodha, e mbrojta, e ndoqa dhe që e shihja si alternativën e vetme për ndryshimin e madh. AJO duhet të ishte parashuta rezerve, (ajo që po fluturojmë eshte grisur e arnuar aq shume sa nuk mban më), por me dhimbje e them se dhe AJO “rezerva” nuk ka për tu hapur kurrë sepse është po aq e rreckosur sa kjo që kemi tani !!!
Përqafimi i së resë tashmë nuk është “mëkat kapital”… /Nga Harris MURANA, publikuar në Facebook/