Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit ka njoftuar per nje akt te rende ne Shkoder, por qe nuk eshte bere publik nga Drejtoria Vendore e Policise Shkoder. Behet fjale per vendosjen e nje sasie lende plasese- tritol, ne deren e baneses se nje gruaje ne lagjen Dobrac te Shkodres. Sipas njoftimit te policise “Më datë 02.11.2017, gjatë natës, në fshatin Dobraç, kanë vendosur lëndë plasëse në derën e banesës të shtetases D.T,vjeç 46. Me cilësinë e provës materiale u bllokua një kallëp tritol me kapsollë e fitil zjarr përcjellës. Punohet për përcaktimin e lëndës plasëse, identifikimin dhe kapjen e autorit.”. Sipas asaj cfare kuptohet nga teksti me siper, nuk ka patur shperthim tritoli por duket se gjithcka ka qene ne formen e nje paralajmerimi per gruan 46- vjecare. Lajmi eshte bere i njohur vetem sot dhe permes Policise se Shtetit madje, thuajse 48 ore pasi ka ndodhur ngjarja. /ShkodraWeb/