Një vrasje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (15 gusht) në fshatin Homesh në Bulqizë.
Sipas News24 bëhet fjalë për një konflikt të vjetur dhe raportohet se viktimë ka mbetur Dritan Manjani 26 vjeç.
Ndërsa autori i krimit është Dorjan Dema.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe së bashku me grupin hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.
NJOFTIMI I POLICISË
Bulqizë/ U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit e plagosi me kaçavidë, kapet dhe arrestohet në kohë rekord autori i ngjarjes. 26-vjeçari si pasojë e plagëve humbi jetën në spital.
Në orët e vona të mbrëmjes, në Shupenzë shtetasi D.D., 30 vjeç, banues në fshatin Homesh, për motive të dobëta është konfliktuar me shetasin D.M., 26 vjeç, banues në Homesh. Gjatë konfliktit 30-vjeçari e ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.
Shërbimet e Policisë falë reagimit në kohë, lokalizuan, kapën dhe arrestuan autorin e ngjarjes shtetasin D.D. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.