Klubi i Futbollit Vllaznia, Presidenti Alban Xhaferi pati kënaqësinë të mirëpresë sot në Shkodër ambasadorin e Japonisë në vendin tonë, z. Mitsuyuki Takada.
Mbas prezantimit të ambienteve të stadiumit “Loro Boriçi” dhe punës së bërë deri tani në arritjen e rezultateve dhe objektivat e klubit në promovimin e elementit të ri si dhe arritjen e objektivave sa më të larta në këtë sezon, diskutuam dhe për mundësitë e krijimit të marrëdhënieve me klube japoneze në të ardhmen dhe shkëmbimin e eksperiencave me ta.
Gjithashtu drejtori i Akademise Alban Neziri, në emër edhe të Bashkisë Shkodër i dhuroi ambasadorit një foto me simbolet e qytetit tonë. /Publikuar në faqen zyrtare të KF Vllaznia/