Pushimet e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos në Bodrum të Turqisë, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e ndjekësve të shumtë të tyre në të gjitha rrjetet sociale. Herë pas herë vetë çifti, publikon foto duke krijuar atmosferë të këndshme për fansat.
Ditën e sotme, Luizi ka shpërndarë një video, ku Kiara shihet në një pishinë me gjithë rroba. Duket se këngëtari shkodran e ka hedhur në pishinë moderatoren ma dëshirën e saj dhe Kiara reagon e revoltuar.
Ndërkohë, Luizi që filon gjithë skenën, nuk mban dot të qeshurat, të cilave më pas u bashkohet edhe Kiara. Kjo e fundit, tregon në mbyllje të video edhe “sekretin” e videos, sekret që mund ta zbuloni duke e parë më poshtë.