Një sulm me armë zjarri ka ndodhur para pak minutave në Gjadër të Lezhës. Sipas burimeve, bëhet me dije se nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur një 24 vjeçar, Dorjan Gjini nga fshati Balldre.
Mësohet se i riu është qëlluar në këmbë, ndërkohë që ende nuk dihen motivet dhe gjendja shëndetësore e 24-vjeçarit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj.
Lezhë/ Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në Gjader, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi D. Gj. 24 vjeç, banues në Gjader, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Falë veprimeve të shpejta hetimore në vendngjarje nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit G.M., ku vijon kontrolli i zonës me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen të gjitha veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.