Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Shkodër në lagjen Kiras. Raportohet se i plagosur ka mbetur Hermes Beqiri. Mësohet se Beqiri, 22 vjeç, ka qenë duke pirë kafe në një lokal kur është qëlluar nga persona paidentifikuar.
Nuk dihet ende më shumë detaje rreth ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në zonë dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.