Dy turistë italianë kanë gjetur një portofol me të holla dhe dokumente dhe e kanë dorëzuar në polici. Ata e kanë dorëzuar portofolin në komisariatin e Policisë Lushnjë.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë publik rastin, ndërsa shkruan: Ja dhe borxhi i restorantit në Berat u shlye. Dy turistë italianë gjejnë portofolin me të holla dhe dokumente të tjera personale të një banori dhe e dorëzojnë menjëherë në Komisariatin e Policisë Lushnjë.