Zhvillime të reja në dosjen e koncesionit të sterilizimit që po hetohet nga SPAK, teksa ndodhen pas hekurave një ish-zv.ministër shëndetësie dhe një biznesmen.
Bëhet me dije se SPAK do të rimarrë në pyetje ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja në lidhje me udhëtimet me biznesmenët Ilir Rrapaj dhe Umbro Staçini.
Ende nuk është vendosur se kur do të thirret për t’u ripyetur ish-ministri, pasi GJKKO orientoi SPAK të hetonte rreth rolit të tij.
Dje ish-ministri deklaroi se të udhëtosh Tiranë – Romë apo Romë – Tiranë si dhe Tiranë – Vjenë apo Vjenë Tiranë është gjëja më normale dhe vetëm pse je në atë fluturim kjo nuk besoj se është indicie për fajësi.
Udhëtime dhe njohje të mëparshme deri në dhënien e një koncesioni me vlerë 100 milionë euro janë në brendësi të dosjes së Prokurorisë së Posaçme për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.