Vazhdojnë të përkujtohen me heroizmin e një regjimi që iu imponua shqiptarëve, me grushtin drejtuar lart e me brohorimat “Rroftë Enver Hoxha”, “Rroftë Partia Komuniste”. Të dhemb shumë kur këtë e shikon në Shkodër, por jo më pak kur e sheh si çdo vit shfaqet në të gjithë Shqipërinë.
Në këto 32 vite asnjëra palë nuk i dha përgjigjen e merituar “enverizmit”, diktaturës, atij sistemi që persekutoi, vrau dhe denigroi me mijëra familje shqiptare, as ato që e vazhduan dhe vazhdojnë ta nderojnë e as ato që menduan se e kundërshtuan.
U rrëzua një sistem, por u harrua të rrëzohet ideologjia. Dëgjon akoma lëngime në popull “Ah sikur të kishte qënë edhe një herë Enver Hoxha gjallë…”. Këto janë janë skizmat e një sistemi që vazhdon e rron mes nesh.
Shumë bënë se mbështetën të persekutuarit e shumë përfituan në kurriz të tyre, por për asnjë moment nuk e vendosën gishtin në “varrën” e hapur 45-vjeçare të këtij populli. Të mësojmë nga ajo ç’ka bënë vende si Gjermania, Çekia apo çdo vend tjetër postdiktatorial për t’i përshtatur dhe implementuar nën suazat e historisë sonë.
Dekomunistizmi i plotë duhet të jetë kura e vetme për shoqërinë shqiptare. Boll më me nderimet për persekutorët edhe tani që po na thonë se po jetojmë “demokracinë”. Historia duhet rishkruar pa dritëhije dhe mbi të të ndërtojmë të nesërmen. /Nga Kolindo VJERDHA, publikuar në Facebook/