Dita e sotme ishte e vështirë jo vetëm për familjarët por edhe për miqtë dhe kolegët e akademikut shkodran që i dedikoi një jetë të tërë veprimtarisë gjuhësore brenda dhe jashtë vendit, Bahri Becit. Ata i dhanë ditën e sotme lamtumirën e fundit atij.
Për miqtë dhe kolegët e tij, profesor Beci nuk ishte i lartësuar vetëm profesionalisht, por gëzonte edhe vlera të larta njerëzore.
Ndonëse ishte një nga pjesëmarrësit e Kongresit të Drejtshkrimit, miqtë e tij thonë se ai kishte guximin për të kundërshtuar dhe sugjeruar qëndrimet e tij për njësimin e Gjuhës Standarde.
Prej një viti gjendja shëndetësore e akademikut shkodran nuk ishte e mirë. Ai u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare. /Mario GJINI, RTSH Shkodra/