Pukë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:40, në spitalin e Pukës, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi M. P., 46 vjeç, banues në Pukë, i cili dyshohet se ka dëmtuar veten, me mjet prerës (thikë), në banesë.
Sipas deklarimeve të familjarëve të tij, 46-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.