Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vazhdojnë të jenë çifti që tërheq vëmendjen më të madhe në showbizin shqiptar aktualisht. Në mes impenjimeve të tyre, ata gjejnë kohë edhe për pushime, shkruan ShkodraWeb.
Mbrëmjen e kaluar, Ejlli- Tito kanë qenë në Velipojë, ndërsa ka rastisur të jetë edhe një nga emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare, Frederik Ndoci. Ka qenë ky i fundit që ka publikuar disa foto në rrjetet sociale.
Ndërkohë, ditën e sotme, familjet janë plotësuar edhe me fëmijët e kantautorit Ndoci, Marilu dhe Nikolo, të cilët nuk kanë humbur rastin të pozojnë me çiftin e famshëm Luiz- Kiara, shkruan ShkodraWeb.