Mund të kesh naftë por kjo mund të bëjë më të varfër dhe më të pasigurtë! Kjo vlen sot për Shqipërinë duke marrë parasysh situaten politike, nivelin e demokracisë, nivelin e funksionimit të institucioneve, nivelin e korrupsionit, nivelin e transparences… etj.
Bota njeh vetëm dy modele të vërteta suksesi, Norvegjinë dhe SHBA-të, ku shfrytëzimi i këtyre burimeve siguroi rritje ekonomike, shoqërore, stabilitet dhe forcim të demokracisë.
Shumica dërmuese e vendeve të tjera që prodhojnë naftë janë në një situate krejt të kundërt përsa i përket këtyre elementëve.
Për ilustrim po postoj dy foto, njëra paraqet nivelin e lirise ne botë për vitin 2023 ndërsa tjetra nivelin e prodhimit të naftes sipas vendeve.
Në vitin 2023 Shqiperia është akoma në listen e verdhë si vend me liri të pjesëshme.
Ne duhet të na shqetësoje dhe fakti që sot në Shqiperi flitet për një teme të tillë, kur bota e zhvilluar flet për investime në uljen e varësisë nga energjia e mbetjeve fosile.
Pavarësisht retorikave nga politikanë të të gjithë krahëve, Shqipëria e ka pothuajse të pamundur, të sigurojë mbështetje financiare dhe ndërkombëtare në këtë drejtim.
Për momentin Shqipëria duhet të flasë dhe të veprojë më shumë për tema që lidhen me luftën kundër korrupsionit, drejtësinë, demokracinë dhe në përgjithësi për funksionimin e institucioneve të shtetit Shqiptar sipas standardeve Europiane.
Atëherë bëhemi të besueshëm për bashkëpunime dhe investime të këtyre niveleve. /Nga Mark RUPA, publikuar në Facebook/