Vllaznia e ka nisur me “këmbën e mbarë” Superligën. Në “Loro Boriçi”, në ndeshjen debutuese, kuqeblutë kanë likujduar Kukësin, i cili sivjet duket se nuk do të jetë i fortë sa sezonet e kaluara.
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, ka dhuruar plot tregola, duke realizuar dy herë Vllaznia dhe një herë miqtë nga Kukësi.
Autorë të golave në pjesën e parë të ndeshjes janë, Stojanoviç e Balaj me penallti për vendasit dhe Sebastian La Torre për miqtë nga Kukësi.
Pjesa e dytë e ndeshjes, nis me gol. Pas një këmbëngulje në fundoren e majtë, fillimisht me Hakajn e sapo aktivizuar në pjesën e dytë dhe më pas Mala, është Boshnjaku që gjuan saktë nga balli i zonës mike duke shënuar golin e tretë për kuqeblutë.