Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci: Në këto ditë të vështira për ne familjarisht, prania e secilit prej jush përmes ngushëllimeve e mesazheve, telegrameve e dedikimeve, homazheve, kurorave e luleve, ka pasur një vlerë të veçantë.
Prandaj dua ta falënderoj secilin prej jush për fjalët e ngrohta e respektin që treguat.
Faleminderit presidentit z. Bajram Begaj, kryeministrit z. Edi Rama, kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, për dedikimin e veçantë, kryeministrit të Republikës së Malit të Zi z. Dritan Abazoviç, Kryetares së Kuvendit znj. Lindita Nikolla.
Faleminderit Kryetarit të Akademisë së Shkencave z. Skënder Gjinushi për organizimin e homazheve, si edhe akademikëve të Shqipërisë e Kosovës.
Faleminderit përfaqësuesve të qeverisë, kuvendit, kolegëve në bashki të ndryshme të vendit e trevave shqiptare, drejtuesve të institucioneve të shkencës, arsimit, kulturës e medias për vëmendjen e veçantë!
Faleminderit kolegëve të mi, të vjetër e të rinj!
Faleminderit veçanërisht qytetarëve shkodranë për vlerësimin ndaj figurës e veprës së babait tim të ndjerë!
Dimensioni i madh njerëzor, mbështetja e respekti, vlera e emrit të mirë dhe kontributi shkencor me vlerë kombëtare kanë qenë kryefjala e këtyre ditëve të ngarkuara emocionalisht, me shumë dhimbje, por edhe me mirënjohje për secilin prej jush!
Jua shpërblefshim në gëzime të familjeve tuaja!