Një person i shpallur në kërkim, mësohet se është arrestuar nga efektivët e “Shqiponja” të Shkodrës. Lajmi raportohet nga deshmitarë në vendngjarje, të cilët bëjnë me dije se arrestimi është kryer në lagjen “Partizani” apo “Rus” siç njihet më mirë.
Burime të ShkodraWeb bëjnë me dije se personi i arrestuar ishte shpallur në kërkim për kultivim bimësh narktotike. Arrestimi i këtij shtetasi ka ndohur në një lokal, ndërsa ai nuk ka patur asnjë mundësi të reagojë.
Lidhur me ngjarjen më sipër, pritet reagimi zyrtar i policisë së Shkodrës përmes një komunikate për mediat.