Luiz Ejlli dhe bashkëshortja e tij Kiara Tito, vijojnë të jenë në qendër të vëmenedjes edhe këto ditë të fundit të gushtit, muaj i mbushur me evente për dy pjesëmarrësit e BBVip por edhe me momente pushimesh e relaksi, përcjell ShkodraWeb.
Luzi ka publikuar në instagram një foto mjaft domethënëse ku shfaqet me një bebe në prehër dhe në krah Kiarën. Vëmendjen e ka marrë edhe komenti i veçantë që shoqëron foton:
“Sa shpejt kalojnë vitet…Më duket sikur kaluan vetëm 4 muaj nga Big Brother dhe ja ku jemi sot. (Po bëj prova për story që do të bëjmë pas ca kohësh)”, shkruan Luizi mbi foto.
Edhe këngëtari shkodran e moderatorja lushnjare, e kanë shprehur disa herë dëshirën për tu bërë prindër. Madje, në jo pak raste është folur edhe për një shtatzani të Kiarës, shkruan ShkodraWeb.