Problemet ligjore të zotit Trump nuk do të jenë pjesë e strategjisë së fushatës së Presidentit Joe Biden për zgjedhjeve e vitit 2024, tha për kanalin ABC bashkëkryetari i fushatës së zotit Biden, Cedric Richmond.
“Por ajo që do të them për Presidentin Biden dhe Nënpresidenten Harris është se ata janë përqendruar gjithmonë tek populli amerikan. Kështu që ata do të vazhdojnë punën për uljen e kostove, rritjen e pagave dhe forcimin e klasës së mesme”, tha ai.
Por ndërsa mosha e Presidentit Biden vazhdon të shqetësojë votuesit demokratë, senatori i pavarur Bernie Sanders, në një intervistë në kanalin NBC, sugjeroi rikthimin e vëmendjes tek politikat që janë në rrezik.
“A besoni se gratë kanë të drejtë të kontrollojnë trupin e tyre? Presidenti ka qenë i fortë në këtë çështje. A mendoni se ndryshimi i klimës është real? Apo jeni dakord me republikanët se ky problem nuk ekziston?”, pyeti senatori Sanders.
Ndërkohë, ish Presidenti Trump, i cili i ka mohuar të gjitha akuzat, po përpiqet të përdorë hetimet kriminale për të avancuar fushatën e tij presidenciale. Pjesë e kësaj përpjekje është edhe përdorimi i fotografisë së tij të realizuar nga autoritet e burgut në Atlanta, e cila po vendoset në bluza, filxhanë dhe artikuj të tjerë për qëllime të mbledhjes së fondeve. /VOA/