Policia e Malit të Zi dje ka kryer kontrolle në disa qytetete të vendit dhe me këtë rast janë shoqëruar në polici 16 persona me prapavijë kriminale , nga të cilët 4 janë arrestuar, njofton Drejtoria e policisë. Në kontrollet e kryera në Herceg Novi, Kotorr, Tivat, Nikshiq dhe Danillovgrad, policia ka sekuestruar edhe një sasi të lëndëve narkotike, telefona celularë, makina luksoze, armë, municione, dokumentacion financiar dhe para.
Ndaj personave të arrestuar është ngritur padi penale dhe me to do të merret Prokuroria e Lartë e Shtetit, thuhet në kumtesën e Drejtorisë së Policisë së Podgoricës.