Instituti i Gjeoshkencës ka paralajmëuar 5 qarqet kryesore të vendit për reshje shiu që mund të sjellin përmbytje të lokalizuara prandaj duhet të marrin masa.
Në bazë të informacionit të Instituti të Gjeoshkencës, gjate 24-oreve që vijnë do te ketë reshje shiu ne te gjithë vendin. Ne qarqet Shkodër, Lezhe, Tirane, Fier dhe Vlore mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malore dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane do të shfaqen problem me përmbytje te lokalizuara, në varësi te gjendjes se kanalizimeve.
Për sa me sipër, bazuar Ligjit 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile” kërkohet rritje e gatishmërisë të të gjitha strukturave për përballimin e emergjencave të shkaktuara si pasoje e reshjeve te shiut.
Te ndiqen me prioritet çështjet si mëposhtëm:
1. Raportimi ne kohe dhe ne vazhdimësi pranë Qendrës Kombëtare Operacionale te Emergjencave Civile.
2. Vlerësimi paraprak i situatës si dhe planifikimi për mbështetje duke u bazuar gjithmonë sipas prioriteteve: mbrojtja e jetës se njeriut, pasuritë kombëtare, trashëgimia kulturore, infrastruktura kritike etj.
3. Rritja e vigjilencës dhe reagimi në kohë i strukturave operacionale.
4. Ndjekja ne terren nga sektorët e emergjencave ne nivel vendor.
5. Njoftimi i popullatës qe mund te preket nga emergjenca dhe aktivizimi i planeve te evakuimit, emergjenca dhe aktivizimi i planeve te evakuimit në rast se është e nevojshme.