Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër njofton të gjithë abonentët e Bashkisë Shkodër, se si pasojë e një shkarkese atmosferike në rrjetin e furnizimit me energji elektrike të stacionit të pompave në Dobraç, i gjithë qyteti nuk furnizohet me ujë të pijshëm.
Nga ora 03.00 kur është konstatuar defekti, grupet e punës së UKQ Shkodër në bashkëpunim me grupet e terrenit të OSHEE Shkodër, po punojnë për riparimin e defektit, pavarësisht kushteve të vështira të motit dhe reshjeve të shiut.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj ndrërsa po punojmë pa ndrëprerje për rikthimin e normalitetit të furnizimit me ujë të pijshëm në Shkodër. /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të UKQ Shkodër/