Lideri historik i PS Fatos Nano, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burimet bëjnë me dije se ish-kryeministri i vendit, 70-vjeç, është shtruar në një spital privat në kryeqytet. Ish- kryeministri u mor me ambulancë ditën e enjte në shtëpinë e tij pasi kishte probleme me frymëmarrjen.
Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në reanimacion, por ende nuk dihen shkaqet shëndetësore dhe arsyeja e komplikacioneve. Aktualisht ai është i intubuar ndërsa gjendja e tij, fatmirësisht është stabilizuar. Burime nga spitali thonë se Fatos Nano është drejt përmirësimit, gjithsesi mbetet me prognozë të rezervuar.