Para disa ditëve kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci dha lajmin e mirë për fillimin e punës në rrugën shumë problematike të Dukagjinit. Mirëmbajtja e këtij aksi dhe ndërtimi i tij nga e para, është një ndër prioritetet e shpallura nga qytetari i parë i Shkodrës, përcjell ShkodraWeb.
Ndërkohë, puna vazhdon në këtë aks dhe ka qenë vetë kryebashkiaku Beci që ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në këtë rrugë malore. Në fakt, ka qenë Zef Çuni, ish- zëvendësministër dhe arkitekt i njohur që ka “dekonspiruar” inspektim e Becit.
Në një postim në rrjetet sociale, shoqrëuar edhe me një video, Çuni tregon inspektimin e punimeve nga kryebashkiaku Beci, duke shtuar edhe komentin e tij: “NGA INSPEKTIMI I PUNIMEVE NE RRUGEN E DUKAGJINIT. BENET BECI E MBAJTI FJALEN.”, shkruan Zef Çuni.
Mirëmbajtja e këtij aksi por edhe ndërtimi i tij nga e para, ka qenë një kerkesë e komunitetit dukagjinas, i cili për të ngjallur reagimin e institucioneve, realizoi edhe dy protesta paqësore para bashkisë Shkodër, shkruan ShkodraWeb.