Vaazhdojnë ndryshimet në pozicionet drejtuese në administratën e Bashkisë së Shkodrës. ShkodraWeb ka mësuar se Gjegj Kurti nuk është më drejtor i Drejtorisë të të Ardhurave në këtë institucion.
Burime që u referohet ShW, bëjnë me dije se Kurti ka paraqitur dorëheqjen nga detyra duke kaluar në pozicionin e inspektorit brenda të së njëjtës drejtori në Bashkinë e Shkodrës.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se në krye të Drejtorisë të të Ardhurave është vendosur Halit Bilali.